Krismat e dasmës plagosin vajzën 14 vjeçare në Gllumovë të Shkupit

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një incident i përgjakshëm në fshatin Gllumovë të Shkupit. Sipas të dhënave të policisë, mbrëmë rreth orës 20 e 20 minuta, një autor i panjohur nga drejtim i panjohur, ka shkrepur disa plumba me armë, kurse njëri prej plumbave për fat të keq i ka shkaktuar plagë një vajzë 14 vjeçare. Sipas policisë, ajo ka marrë plagë në gishtin e madh të këmbës së majtë, deri sa ka qëndruar në oborrin e shtëpisë bashkë me disa shoqe, transmeton Fakte.

Vajza është transferuar në Siptalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” ku i është ofruar ndihmë mjekësore. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip hetimor nga policia e Shkupit. Policia thotë se është duke ndërmarrë masa për zbulimin e autorit dhe për ndriçimin e rastit./Lajm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *