Sunday , April 18 2021

Krim i tmerrshëm në Veternik të Serbisë: Masakron gruan dhe beben e tyre

Ngjarje e frikshme shokon banorët në Veternik të Serbisë dhe jo vetëm. Një djalë i ri ka masakruar deri në vdekje vajzën e tij katërmuajshe dhe bashkëshorten që i solli fëmijën në jetë. Krimi ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme në banesën e familjes Sabo në rrugën e Kninit. Autor i dyshuar i masakrës është djali 29-vjeçar Arpad Sabo banues në Veternik të Serbisë, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare nga policia e Novisadit. Hetimi nxori se i riu kishte shkuar në shtëpi gjatë natës dhe në rrethana ende të paqarta, ka rrëmbyer një thikë dhe me të ka copëtuar me goditje të pareshtura të shoqen 24-vjeçare dhe menjëherë më pas i është sulur dhe bebes katërmuajshe Nikolina duke i marrë jetën frikshëm edhe asaj. Pak pas krimit, i riu me origjinë nga Lipari, është zhdukur. Policia serbe tha sot se u arrestua pasi kishte qëndruar 23 orë i fshehur në zonën e Backa Palanka pranë kryeqytetit të ish-krahinës autonome të Vojvodinës, Novisad. Banorët thanë se Arpad ishte i njohur më parë si një person problematik, i prirur për konsum të tepruar alkooli.

Në fotot e mëposhtme, banesa ku ndodhi ngjarja

Kninska_ulica_Veternik Kuca-u-dnu-dvorista-u-kojoj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *