0Shares

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se Tirana, Prishtina, Tetova, Ulqini dhe Presheva e fillojnë shkëmbimin e përvojave në urbanizëm, inovacion, mjedis, kulturë dhe investim.

image-0-02-05-58a86c83c37037f98ef2f603d74de7c8f8c73d9d74209c9a501bf7fce6309753-v

Ai ka shkruar në facebook se do t’i shtojnë edhe komunat edhe fushat.

“Filloi takimi i rrjetit te Komunave Shqiptare. Ringjalljen e këtij rrjeti e patem si ide me Erionin qe një kohë tani por tani në prag të festes së 28 nëntorit e konkretizuam me takimin e parë dyditor në Tiranë”, ka shkruar Ahmeti në facebook./Telegrafi