Tuesday , August 21 2018

Krasniqi: Shqiptarë që iu shërbejnë të huajve i gjënë në çdo segment të jetës shoqërore

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka vlerësuar se nuk është pajtuar asnjëherë me vlerësimin se “Shërbimet e huaja po e dëmtojnë Kosovën”.

Ai ka sqaruar se “për faktin se nuk thuhej se cilët ishin ato shërbime që po e dëmtonin Kosovën?! Se po të ishin të gjitha shërbimet kundër Kosovës, ku do mbeteshim ne e Kosova?”.

Postimi i Krasniqit në Facebook:

SHËRBIMET E HUAJA PO DËMTOJNË KOSOVËN?!

“Shërbimet e huaja po e dëmtojnë Kosovën”, kështu para disa dite thuhej në mediet tona?! As atëherë e as sot nuk jam pajtuar më atë konstatim. Për faktin se nuk thuhej se cilët ishin ato shërbime që po e dëmtonin Kosovën?! Se po të ishin të gjitha shërbimet kundër Kosovës, ku do mbeteshim ne e Kosova?

Sigurisht që në Kosovë ka edhe ndonjë shërbim që është shumë i disponuar armiqësisht kundër kësaj Kosove, por ata apo ai shërbim i huaj pa i shërbyer shqiptarët, nuk do mund të bënin gjë prej gjëje. Nejse, në Kosovë të huajt kanë gjetur jo rrallë shërbime pa pagesë.

Fatkeqësisht, shqiptarë që ju shërbejnë të huajve i gjënë në çdo segment të jetës shoqërore dhe të tillët janë të grumbulluar në medie, politikë deri dhe institucionet më të larta të shtetit!

Madje disa nga ata me krenari e pohojnë aftësinë e tyre për të qenë në shërbim të dreqit e të birit?! Nganjëherë bëhen se të huajt po vihen në shërbimin e tyre?!

Rreziku shqiptarëve nëpër kohë u është ardhur nga ata që me besnikëri qeni u kanë shërbyer të huajve.  Nuk e di, sa shqiptarët e kohës sonë janë shkëputur nga ajo traditë e turpshme e spiunimit?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.