Wednesday , August 4 2021

KQ i LSDM-së: Zaev, autorizim të plotë për të vendosur për emrin e shtetit

KQ i partisë më të madhe qeverisëse, LSDM, në mbledhjen e mbrëmshme ka diskutuar për çështje aktuale në vend, situatën rreth bisedimeve për zgjidhjen e kontestit rreth emrit të shtetit, si dhe për disa çështje kadrovike, shkruan Fakte. Kryetari i kësaj partie Zoran Zaev ka referuar para partisë në lidhje me ndodhitë e fundit në bisedimet për emrin e shtetit, duke theksuar se asnjëherë s’kemi qenë më afër zgjidhjes së këtij kontesti shumëvjeçar.

KQ autorizoi Zaevin që të vazhdojë me bisedimet me palën greke në drejtim të zgjidhjes së çështjes së emrit. Njëkohësisht iu dha përkrahje e plotë anëtarëve të rinj të kësaj partie në kabinetin qeveritar: Renata Deskovska –  ministër për drejtësi, Petar Atanasov – zv.ministër për arsim dhe Andrej Zhernovski – zv.ministër për punë të jashtme./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *