Thursday , August 5 2021

Kotzias: Politikanët në Shqipëri, të lidhur me drogën

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias nuk i ka kapërdirë deklaratat e fundit të politikanëve shqiptarë për zgjidhjen e problemeve të vjetra duke u hedhur në sulm me akuza të forta.
Kryediplomati grek është hakmarrë duke u shprehur se shumë politikanë ndoshta financohen nga trafikantët e drogës në Shqipëri, prandaj fenomeni duhet luftuar për t’u integruar në BE.

” Shqipëria duhet të zbatojë politika kundër krimit të organizuar  dhe të luftojë drogën, sepse është vendi i parë në botë për prodhimin e drogës dhe shumë politikanë ndoshta financohen nga ky aktivitet.

Shqipërisë me zemërgjerësi iu statusi për integrimin, por duhet të luftojnë krimin dhe korrupsionin” tha ai ndër të tjera.

Nikos Kotzias si gjithmonë në cdo takim të tij kur flitet për Shqipërinë nuk la pa përmendur edhe minoritetin duke kërkuar respektim të të drejtave sipas Konventave Ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *