Wednesday , February 24 2021

Kosovë – Vetëvendosje proteston me 1 shtator: Do ndalim Demarkacionin

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protestë gjithëpopullore më 1 shtator në kundërshtim të ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi,

Në një konferencë për medie, kryetari i VV-së, Visar Ymeri, ka thënë se edhe pas kërkesave për mos-ratifikim të kësaj marrëveshje nga VV-ja, qeveria është e vendosur për një gjë të tillë, andaj siç ka thënë ai, edhe opozita është e vendosur që ta kundërshtoj këtë marrëveshje me protesta.

I pyetur nëse do të bashkohen në protestë edhe partitë opozitare, Ymeri ka thënë se të gjithë janë të hapur t’i bashkohen protestës.Ndërsa ka shtuar se në protestë do të jenë edhe deputetët e VV-së, të cilët sipas tij do të protestojnë brenda Kuvendit.

Por, nëse do të ketë dhunë ose jo në protestë, Ymeri ka thënë se dhuna gjithmonë është shkaktuar nga Policia e Kosovës, andaj sipas tij varet nga ta nëse do të përdorin dhunë ose jo.

Kurse, nënkryetarja e VV-së, Fatmire Kollçaku, tha se nuk mund të pritet të luftohet krimi e korrupsioni nga njerëz të cilët po e tronditin vendin me përgjime të pazareve me shtetin.

Protesta e Vetëvendosjes pritet të mbahet më 1 shtator ditën kur Kuvendi i Kosovës e ka caktuar datën e mbajtjes së mbledhjes së Kuvendit, në rend dite të të cilës është edhe pika për miratimin e ligjit për caktimin e vijës kufitare me Malin e Zi./KosovaPress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *