Wednesday , September 26 2018

Kosovë: Policia në këmbë për ‘Vidovdan’-in

Policia e Kosovës për festën religjioze ortodokse të Vidovdanit, e cila festohet me datën 28 qershor, përmes hartimit të planit operativ, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike, zbatueshmërinë e ligjit në vend, si dhe shtimin e masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, para, gjatë dhe pas manifestimeve. “Me qëllim të garantimit të lirisë së lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët, në lokacionet ku do të ketë kufizime, bllokime të plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara të rrugëve, në zonat ku konsiderohet se do të zhvillohen manifestime të ndryshme, siç janë: Prishtina, Graçanica, Gazimestani etj., do të angazhohen zyrtarë policorë të mjaftueshëm, me qëllim të ri-drejtimit të komunikacionit dhe ofrimin e kushteve për qarkullimin normal për të gjithë shfrytëzuesit e komunikacionit rrugor”, thuhet në një njoftim nga Policia. Në këtë kontest nga fillimi e deri në përfundim të ceremonisë në intervale të përcaktuara kohore, varësisht nga rrjedha e situatës, Policia do të bëjë ri-drejtimin e komunikacionit për automjete, me qëllim të shmangies së krijimit të tollovive në trafik. Varësisht nga rrethanat që do të paraqiten si rezultat i fluksit të automjeteve dhe numrit të pjesëmarrësve në këtë ceremoni Policia do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme shtesë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, duke përfshirë këtu edhe ri-drejtime apo kufizime të tjera shtesë të rrugëve, për të krijuar kushte optimale për rrjedhë normale të këtij manifestimi./kallxo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.