Thursday , August 5 2021

Kosovë-Pjetërq: Ardhja e pelegrinëve serb, protestojnë shqiptarët, arrestohet kryetari i fshatit

Në Pjeterq, para pak minutash Policia largoi me dhunë protestuesit shqiptarë, ndërsa tani kanë mbërritur serbët në vendin e krimit.

Koha Ditore raporton se disa prej tyre kanë ardhur me lule, ëmbëlsira, grurë e raki, përcjell Fakte.

12:32- Policia ka larguar edhe banorët shqiptarë nga rrënojat e kishës që ua rikujton krimet serbe.


12:28-  Koha Ditore ka njoftuar se Policia ka arrestuar kryetarin e fshatit, Ismet Jagoba.


12:22- Në fshatin Pjeterq i Epërm, në Klinë, banorët kanë dalë për të protestuar ardhjen e disa serbëve në kishën e ndërtuar, sipas banorëve, në kohën e Millosheviqit, në vitin 1992.

“Kisha është ndërtuar në masa të dhunshme. Nuk ka pasur kishë kurrë. Vitin e kaluar kanë ardhur 7 apo 8 serbë dhe i kanë rrah 2 policë. Janë zhvesh edhe kanë kënduar këngë çetnike në pike të ditës. Të vrarë gjatë luftës në Kosovë janë 15 persona. “Me prekë në gjak edhe me ardhë me na provoku nuk lejojmë”, ka thënë për Kohën Dtiore, Islam Zeneli, të cilit i është vrarë djali gjatë luftës.

Sipas banorëve nga ky fshat janë të vrarë 15 shqiptarë në vitin 1999.

Në ndërkohë, po pritet që serbët të vijnë aty pas pak.

Koha Ditore raporton se Policia po bënë lutje ndaj banorëve të lirojnë hapësirën ku serbët do kryejnë ritet, ndërkaq, banorët vazhdojnë të refuzojnë.

Ismet Jagoda, kryetar i fshatit ka thënë “Po na provokojnë çdo vit, këtë vit kemi vendos mos me i leju. I kemi njoftuar policinë që mos me i leju, por kanë prap kanë ardhë. Jemi të vendosur mos me lëshu pe”.

©

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *