Sunday , October 21 2018

Kosovë: Parashihet zvoglimi i resorëve ministror në 15-17 ministri

Nëse miratohet projektligji për qeverinë numri i ministrive mund të zvogëlohet për disa ministri.

Në dokument janë dhënë dy propozime që Ekzekutivi i ardhshëm të ketë 15 ose 17 ministri e jo sa janë aktualisht 21.

Gjithçka do të sqarohet deri në fund të vitit kur pritet që ligji miratohet në Qeveri e pastaj Parlament, raporton T7.

Qeveria e Kosovës përbëhet nga 21 ministri. Megjithatë deri në fund të vitit, komisioni për hartimin e Ligjit për Qeveri pritet të dalë me një propozim që të përcaktohet një kufi për këtë numër.

Kryesuesi i komisionit, Besnik Tahiri, koordinator nacional për Reforma Shtetërore, tha se deri tani janë mbajtur katër takime.

Sipas tij deri tani janë dy pozicione për numrin e dikastereve.

Megjithatë për ta përcaktuar një kufi të numrit të ministrive, sipas koordinatorit nacional duhet të bëhet një krahasim me vendet e Bashkimit Evropian.

Me këtë ligj tentohet të rritet efikasiteti i qeverisë dhe të forcohet llogaridhënia dhe shërbimi i ekzekutivit.

Gjatë viteve numri i ministrive është diskutuar vazhdimisht, e shpesh është cilësuar si i tepërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.