Wednesday , April 21 2021

Kosovë, nënshkruhet marrëveshja për Grandin e Objektivave Zhvillimore me SHBA-në

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie sot nënshkruan amendamentin nr. 7 të Grandit për Objektivat Zhvillimore mes dy qeverive, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalimin e tij, Presidenti Thaçi shprehu mirënjohjen për këtë marrëveshje si dhe për përkrahjen e SHBA-ve nëpërmjet USAID-it që nga viti 1999. Ai theksoi se falë kësaj përkrahjeje Kosova ka rritur kapacitetin e sundimit të ligjit, përmirësimit të qeverisjes dhe rritjes së ritmit ekonomik të vendit.

“Kjo është edhe një dëshmi e partneritetit që ka Kosova me SHBA-në dhe për zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës, veçanërisht në përmirësimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, një qeverisje të mirë, shtimit të investimeve dhe hapjen e vendeve të reja të punës në sektorin privat”, u shpreh Thaçi.

Ndërkaq, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie shprehu kënaqësinë për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, ku do të japin 26 milionë euro për aktivitetet e USIAD-it në Kosovë. Ai vuri në dukje se SHBA-ja po ndihmon Kosovën në luftën kundër korrupsionit dhe theksoi se marrëdhëniet mes këtyre dy shteteve po shënojnë përparim.

“Ne kemi partneritet mes dy shteteve tona dhe do të vazhdojmë ta ndihmojmë Kosovën për t’i tejkaluar sfidat, për të qenë një vend stabil dhe me të ardhme evropiane. Që nga viti 1999 USAID-i ka investuar më shumë se 800 milionë dollarë amerikanë në Kosovë, u shpreh Delawie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *