Thursday , August 5 2021

Kosovë, Arrestohet 16 persona për ‘skema piramidale’

Policia e Kosovës njofton se Departamenti i Hetimeve dje ka ndërmarrë dy operacione policore të shtrira në tërë vendin.

Në operacion e parë pos Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar kanë qenë të përfshirë dhe njësi tjera të specializuara policore, zyrtarë nga Doganat e Kosovës dhe ATK’ja.

“Sektori i Hetimeve të Krimit të Organizuar në kuadër të DHKO-së, pas hetimeve të zhvilluara për ushtrim të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit,  me 1 dhjetor 2016, bazuar në planin operativ  ,,BLIC”, me urdhëresë të gjykatës kompetente ka kontrolluar lokacione të ndryshme në rajonet: Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, Prizren dhe Mitrovicë. Me këtë rast në cilësi të personave të dyshuar janë arrestuar 6 persona si dhe janë kontrolluar 77 lokacione të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Personat e dyshuar tanimë të ndaluar janë:

·         R. L.                      lindur me 1962                                   m/sh/k

·         D. H.                     lindur me 1986                                   m/sh/k

·         B. I.                        lindur me 1985                                   m/sh/k

·         R. I.                       lindur me 1960                                   m/sh/k

·         S. H.                      lindur me 1959                                   m/sh/k

·         F. I.                        lindur me 1992                                   m/sh/k

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale:

·         3 ruleta,

·         2 tavolina pokeri,

·         69 aparate të lojërave të fatit,

·         2 lojëra Keno,

·         2 armë,

·         546 fishekë,

·         17 PC,

·         3 DVR,

·         9 telefona celularë,

·         41 260 euro,  si dhe dokumentacion relevant për rastin.

Ndërsa në operacionin tjetër të udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), Sektori për hetimin e krimeve ekonomike,  pas një pune te gjatë  hetimore po ashtu me datë 01.12.2016, të asistuar nga njësitet policore nga  Gjilani, kanë zbatuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan, për kontrollimin e një lokali të lojërave të fatit në rrugën Gjilan-Kamenicë afër fshatit Shillovë, me dyshimin e bazuar se në këtë lokacion është duke u kryer vepra penale ,,Organizim e Skemave Piramidale dhe Bixhozit të jashtëligjshëm”,  sipas nenit 300 te KPRK-se.

Gjate kontrollit të lokalit,  përfaqësuesit të tij, nuk kanë prezantuar dëshmi se pika në fjalë ishte e licencuar. Në lokal është hasur një pjese e ndarë ku zhvillohej veprimtaria e jashtëligjshme. Në ndërkohe janë ftuar edhe zyrtarë të Doganës së Kosovës dhe ATK-se për verifikim të gjendjes.

Personat e dyshuar tanimë të ndaluar janë:

·         B.B                         lindur me 1983                                   m/sh/k

·         A.SH                     lindur me 1986                                   m/sh/k

·         R.S                         lindur me 1986                                   m/sh/k

·         A.G                       lindur me 1983                                   m/sh/k

·         G.M                       lindur me 1991                                   m/sh/k

·         Xh. M                    lindur me 1980                                   m/sh/k

·         I.G                         lindur me 1969                                   m/sh/k

·         V.I                         lindur me 1984                                   m/sh/k

·         A.A                       lindur me 1986                                   m/sh/k

·         L.H                        lindur me 1978                                   m/sh/k

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale:

Fletore me shënime për hyrje – daljet reale të parasë në këtë pike.

10030 Euro,

200 Franga të Zvicrës,

100 Dollarë Amerikan dhe

Të ashtuquajturat Chips dhe Zaret.

“Të gjithë personat e dyshuar, gjithsej 16 persona, me vendim të prokuroreve janë dërguar në mbajtje për vazhdim të procedurës të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Policisë./Politiko

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *