Wednesday , September 26 2018

Kosova po bën namin në botëror

Kosova edhe pse nuk është pjesëmarrëse në Kupën e Botës që po mbahet në Rusi, ajo po përfaqësohet me lojtarë që luajnë për ekipet tjera kombëtare, përcjell Fakte

Janë katër lojtarë me prejardhje nga Kosova që janë pjesë e Kupës së Botës. Bëhet fjalë për Valon Behramin, Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin dhe Adnan Januzajn.

Tre të parët luajnë për Përfaqësuesen e Zvicrës, ndërsa Januzaj për Belgjikën.

Behrami, Xhaka, Shaqiri dhe Januzaj kanë arritur që të kalojnë me sukses fazën e grupeve, duke pasur pritje për arritje sa më lartë në evenimentin kryesore të futbollit këtë vit.

Madje Xhaka, Shaqiri dhe Januzaj edhe kanë arritur të shënojnë gola të rëndësishëm në këtë botëror, dhe në një ndërlidhje të vogël me prejardhjen e tyre, del se Kosova në Rusi ka arritur të shënoi plot tri herë, duke lënë pas 13 kombëtare, përfshirë kampionët e botës në fuqi, Gjermaninë, po ashtu edhe Serbinë e Danimarkën.

Arabia Saudite, Egjipti, Irani, Maroku, Danimarka, Peruja, Australia, Islanda, Serbia, Kosta Rika, Gjermania, Panama dhe Polonia janë kombëtaret që nuk kanë arritur të shënojmë më shumë se dy gola në këtë botëror./Lajmi.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.