Saturday , January 19 2019

Kosova në vazon e pestë për kualifikime, e pret short i vështirë për Europian

Pas mbylljes së fazës së grupeve të Ligës së Kombeve, tani vjen radha e kualifikimeve për Euro 2020.

Ndonëse Kosova ka arritur të kalojë si e para në grupin e saj, do të luajë në kualifikime për Evropian. Ajo është përcaktuar në vazon e pestë, ku pritet që përballë të ketë disa kundërshtarë të fortë.

Ndërsa Shqipëria është një vazo më lartë, pra në të katërtën.

Shorti për kualifikimet e Euro 2020 do të hidhet më 2 dhjetor.

Vazoja e parë: Anglia, Portugali, Holanda, Zvicra, Spanja, Belgjika, Italia, Kroacia, Franca dhe Polonia.

Vazoja e dytë: Gjermania, Bosnja Hercegovina, Çekia, Danimarka, Islanda, Rusia, Suedia, Ukraina, Uellsi dhe Austria.

Vazoja e tretë: Finlanda, Irlanda e Veriut, Norvegjia, Irlanda, Serbia, Sllovakia, Turqia, Bullgaria, Izraeli dhe Skocia.

Vazoja e katërt: Shqipëria, Qipro, Estonia, Gjeorgjia, Greqia, Lituania, Mali i Zi, Estonia, Hungaria dhe Rumania.

Vazoja e pestë: Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Gjibraltari, Kazakistani, Kosova, Luksemburgu, Maqedonia, Moldavia dhe Ishujt Faroe.

Vazoja e gjashtë: Andorra, Letonia, Lihtenshtajni, San Marino dhe Malta.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *