Tuesday , December 18 2018

Kosova në INTERPOL, mision i mundshëm

Në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, e cila sivjet do të mbahet në Dubai, prej 18 deri më 21 nëntor, Kosova pret përkrahje të gjerë për t’u bërë pjesë e kësaj organizate, thonë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës. Sipas tyre, tashmë ekzistojnë sinjale mjaft të qarta se Kosova do ta ketë një përkrahje të tillë.

Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se një përkrahje të gjerë për pranim në INTERPOL, Kosova e pret jo vetëm nga partnerët e saj strategjikë dhe nga shtetet që e kanë njohur atë, por edhe të, siç i quan ai, shteteve të treta. Sipas tij, vendet anëtare të INTERPOL-it, tashmë e kanë marrë mesazhin e Kosovës se me pranimin e saj në këtë organizatë, fitojnë të gjithë.

“Humbësi i vetëm do të jetë krimi transnacional. Me këtë fitojnë që të gjithë. Rajoni, por edhe në aspektin global të sigurisë, fiton një partner të besueshëm, sepse strukturat e sigurisë, përkatësisht Policinë e Kosovës e kanë ndërtuar praktikisht policitë më kredibile dhe me praktikat më të mira që sot, aktualisht, ekzistojnë në botë. Prandaj, ne shpresojmë që tashmë Kosova do të jetë anëtare e barabartë e organizatës policore që lufton krimin ndërkombëtar”, tha Matoshi.

Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar që Kosova tashmë ka arritur të sigurojnë mbështetjen e nevojshme për anëtarësim në INTERPOL. Ai u ka thënë mediave në Beograd që, megjithatë, diplomacia e shtetit serb do të përpiqet ta pengojë një gjë të tillë, pavarësisht se këtë e sheh si mision të pamundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.