Sunday , January 17 2021

Kosova me 8, Shqipëria me 6 garues në “RIO 2016”

Kosova do të ketë më shumë garues se sa Shqipëria në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

Lista e Kosovës është e përbërë nga tetë sportistë, ndërsa ajo e Shqipërisë me vetëm gjashtë sportistë, raporton Fakte.

 Majlinda Kelmendi (xhudo), Nora Gjakova (xhudo), Qendrim Guri (çiklizëm), Urata Rama (shenjëtari), Musa Sadiku (ateltikë), Vijona Kryeziu (atletikë), Lum Zhaveli (not), dhe Rita Zeqiri (not) janë sportistët e Kosovës që do të jenë pjesë e Lojërave Olimpike.

Shqipëria do të ketë listë tejet të vogël kësaj radhe ku vërehet lista e peshngritësve që është rrudhur shumë pas skandaleve të dopingut. Ndërsa për atletikën do të konkurojnë Luiza Gega e Izmir Smajlaj. Atletja Luiza Gega është ajo që do të mbajë edhe flamurin shqiptar në Rio./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *