Wednesday , April 21 2021

Kosova i kthen përgjigje Malit të Zi për notën e protestës

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, nëpërmes një komunikate ka thënë se ka pranuar një notë proteste përkitazi me sjelljen, siç pretendohet, “provokuese” në kufirin ndërshtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi ditë më parë.

MPJ ka vlerësuar se reagimi nga ana e Malit të Zi ka qenë i ngutshëm, dhe se nuk ka asnjë arsye për ndryshim raportesh, transmeton Koha.net.

“Në frymën e bashkëpunimit dhe raporteve të shkëlqyera ndërmjet vendeve tona dhe mirëkuptimit për këtë çështje, Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se reagimi nga ana e Ministrisë së Jashtme dhe Integrimit Evropian e Malit të Zi, ka qenë i ngutshëm dhe pa ndonjë arsye serioze për tu shqetësuar sa i përket raporteve tona të ndërsjella.”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

Ministria e Punëve të Jashtme e ka siguruar Malin e Zi se Kosova do të vazhdojë të kultivoj raporte të shkëlqyeshme dhe raste të tilla nuk i cenojnë këto marrëdhënie. Gjithçka do të zhvillohet në frymën e bashkëpunimit dhe dialogut të hapur./Koha.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *