Kosova fillon vitin e ri shkollor, ora e parë i kushtohet shenjtërimit të Nënës Terezë

Sot fillon viti shkollor 2016/2017. Ora e parë e mësimit do t’i kushtohet shenjtërimit të Nënës Terezë.

“Shenjtërimi i Nënës Terezë, në shenjë mirënjohjeje të veprës dhe përkushtimit të saj misionar, shpirtëror e human gjatë gjithë jetës në ndihmë më të varfërve në gjithë globin u bë ditën e sotme 4 shtator 2016 në Selinë e Vatikanit nga ana e Shkëlqesisë së tij, Papa Françeskut”, thuhet në komunikatën e MASHT-it, transmeton Koha.net.

Ministria e Arsimit, uron të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve fillimin e vitit të ri shkollor 2016 -2017, njëherësh njofton se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ka bërë me dije se mbi 260 mijë nxënës do t’i kenë në duar tekstet e rishkruara pas 10 vjetësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *