Saturday , June 19 2021

Kosova anëtarësohet në Organizatën Botërore të Doganave

Republika e Kosovës është pranuar në Organizatën Botërore të Doganave, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
Sipas tij, anëtarësimi në këtë organizatë është i rëndësishëm për vendin.

“Sot zyrtarisht Kosova është pranuar në Organizatën Botërore të Doganave, që është anëtarësimi më i rëndësishëm pas anëtarësimit tonë në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar në vitin 2009”, ka shkruar ministri Hoxhaj, në profilin e tij në Facebook.

Anëtarësimin e Kosovës në organizatën Botërore të Doganave e ka ndihmuar Qeveria e Belgjikës, shkruan Telegrafi.

“Një falënderim i veçantë për shtetet mike, qeverinë belge dhe ministrin e Jashtëm të Belgjikës, Didier Reynders për përkrahjen për tu bërë pjesë e kësaj organizate pas disa vitesh lobimi intensiv”. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *