Wednesday , June 23 2021

Korrupcion dhe drogë në burgjet e Maqedonisë

Në burgun e Shtipit, për 1000 denarë (16 euro) mund të blehet drogë, alkool dhe telefon celular, ndërkaq për të fituar një fundjavë të lirë, duhet dhënë dhurata, transmeton Telegrafi Maqedoni.

I burgosuri Stojançe flet për TV Telma, në lidhje me akomodimin. Ai deklaron se zhvendosjen në qelitë e reja e blen me parfume, kurse për një orë shtesë për vizitë, e paguan me akullore për përgjegjësit e burgut.

Stojançe thotë se për 500 denarë të burgosurit kalojnë nga repartet gjysëm të hapura në ato të hapura, për t’u kërcënuar dhe për reket, si edhe anasjelltas.

Këto akuza kanë shkuar deri te drejtoresha Lidija Gavrillovska, e cila pohon se korrupsioni është i pranishëm në burgjet, duke shtuar se brenda një viti ka larguar nga puna një numër jo aq të vogël punëtorësh.

Para disa javësh, një i burgosur tjetër i Shtipit, publikisht tregoi se si tre të burgosur me probleme shëndetësore, janë mbajtur në vetmi, në 6 metër katrorë, dhe nuk u është ofruar përkujdesje shëndetësore, pasi që tentuan që të vetëmbyten, për shkak të kushteve çnjerëzore./Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *