Wednesday , June 23 2021

Kongresi i LSDM-së, debat për koalicionimet

LSDM në Kongresin e nesërm të partisë do të shqyrtojë çështjen e koalicionimeve të mundshme parazgjedhore. Ndërkohë partia në opozitë pritet të promovojë edhe programin e saj për përmirësimin e standardit të qytetarëve. Nga LSDM thonë se në këtë Kongres do të prezantohet plani me të cilin partitë politike do të fillojnë diskutime për koalicion për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11 dhjetorit, çfarë fushate zgjedhore do të zhvillohet dhe çfarë masa si parti do të ofrojnë për përmirësimin e kushteve të qytetarëve. Ky është Kongresi i 20 i LSDM-së opozitare. Kreu i kësaj partie Zoran Zaev disa herë ka bërë thirrje për front të gjerë qytetarë ku përveç partive do të marrin pjesë edhe Organizata joqeveritare për ndërrimin e pushtetit të VMRO-DPMNE-së, njofton Alsat M.

“Theksin kryesorë do ta vendosim në planin tonë, programin tonë dhe prioritetet se çfarë duhet të bëhet në gjashtë muajt e parë, çfarë do të bëjmë në dy vitet e para. Në një farë mënyre problemet konkrete të qytetarëve siç janë papunësia, standardi i ulët i jetesës, cilësia e dobët e jetesës, si dhe në çfarë mënyre plani⁓;kojmë t’i zgjidhim”, tha Radmila Shaqerinska, zv/ kryetare e LSDM-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *