Saturday , January 23 2021

Konflikt i hapur mes Maqedonisë dhe Bullgarisë për pllakën në Kajmakçallan (foto)

Një konflikt i ri është hapur mes dy vendeve fqinje, Maqedonisë dhe Bullgarisë, shkruan Fakte. Pas veprimit të të ashtuquajturit gazetar maqedonas Milenko Nedellkovski, i njohur për afërsinë e tij me qeverinë maqedonase dhe për qëndrimet e tij kundër shqiptarëve dhe kundër perendimorëve, ku ai postoi foto duke rrënuar pllakën memoriale të vendosur në muajin maj në Kajmakçallan, nga zyrtarë ushtarak bullgar, për nder të ushtarëve bullgarë të rënë këtu.

Pas veprimit të Nedellkovskit pasoi reagim i ashpër si nga mediumet bullgare ashtu edhe nga qarqe të ndryshme të shtetit fqinj, duke ditur faktin se kuazi gazetari Nedellkovski të gjitha veprimet e tij provokative të deritanishme, i ka të koordinuara me qeverinë, shkruan Fakte. Në fakt, menjëherë pas reagimit të Bullgarisë, me qëndrim është paraqitur edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë. Nga ky institucion thonë se pllaka përkujtimore në Kajmakçallan është vendosur në mënyrë jolegale. Ministri i jashtëm Nikolla Popovski është shprehur se pret që Bullgaria t’i dekurajojë shtetasit e saj të kryejnë veprime jolegale me të cilat shkaktojnë ndjenja jo të mira tek qytetarët./FAKTE.Net

srbin_ploca milenko_kajmakcalan-3 bugari_cigani_milenko

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *