Wednesday , October 24 2018

Konfiskohen dru pa leje në Gostivar

Pjesëtarët e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, Stacioni policorë në Gostivar, të enjten mbrëma rreth orës 21 e 30 minuta, në një oborr të një vikend shtëpie, me lokacion për rreth rrugës regjionale Sërmnovë-Llakavicë, pronë e 49vjeçarit F.I. nga fshati Llakavicë, kanë gjetur rreth 9 metër kub drunjë për ngrohje.

Drunjtë për ngrohje kanë qenë të përgatitur për transport, pa dokumentacionin e nevojshëm dhe pa vulosje në to, dhe për këtë shkak janë fotodokumentuar, marrë dhe dorëzuar tek Policia pyjore për procedurë të mëtutjeshme. Punohet në zbardhjen e plotë të rastit. /koha.mk/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.