Thursday , January 28 2021

Konferencë ndërkombëtare e sigurisë për menaxhim me situata krize

Ekspertë policorë të sferës së sigurisë të shteteve të rajonit dhe përfaqësues të komunitetit akademik janë pjesëmarrës në Konferencën ndërkombëtare “Menaxhmenti dhe negociata në situata krize” që në organizim të Byrosë për siguri publike dhe të Misionit të OSBE-së në Republikën e Maqedonisë prej sot mbahet në Ohër.

Qëllimi i tubimit është përmes këmbimit të përvojave në nivel rajonal dhe ndërkombëtar të bëhet bashkimi i teorisë dhe praktikës në problematikën konkrete të punës së policisë, transmeton Fakte.

“E gjithë kjo është në kontekst të angazhimeve që MPB e RM-së i zbaton në drejtim të përforcimit të kapaciteteve të veta për ballafaqim me të gjitha llojet e situatave të krizës, më pas duke i pasur parasysh kanosjet e ndërlikuara të sigurisë me të cilat janë ballafaquar, jo vetëm Maqedona dhe rajoni, por edhe Evropa dhe bota në tërësi”, tha drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov.

Si kanosje më të mëdha për sigurinë i theksoi ai format e ndryshueshme të ekstremizmit të dhunshëm, terrorizmin, fundamentalizmin islam, çështjet lidhur me luftëtarët e huaj dhe situata dhe gjendje specifike për secilin shtet në veçanti.

Intenca e MPB-së është që kapacitetet t’i zhvillojë edhe në nivel rajonal, përmes standardizimit të procedurave operative, formave organizative të sjelljes së vendimeve dhe koordinimit në kuadër të MPB-së.

Ekipet e MPB-së, që nga viti 2004 janë duke u trajnuar në bashkëpunim me shërbimet partnere edhe atë përmes trajnimeve në Hungari në kuadër të Qendrës për trajnim të SHBA-së me shërbimet policore nacionale të Hungarisë, Francës, Austrisë, Shtetit Federal të Gjermanisë…

Sa i përket situatës aktuale të sigurisë në rajon, Çavkov theksoi se situata e sigurisë në Maqedoni është stabile, por reale janë kanosjet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen të gjitha shtetet e rajonit dhe të Evropës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *