Wednesday , April 21 2021

Konferenca “Promovimi dhe Menaxhimi i Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore” hapet sot në Pejë

Sot në Pejë bëhet hapja zyrtare e Konferencës së dytë ndërkombëtare “Promovimi dhe Menaxhimi i Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore”.

Në këtë konferencë ndërdisiplinore, diskutimi kryesor do të fokusohet në promovimin dhe menaxhimin e trashëgimisë kulturore shpirtërore.

Pjesëmarrësit pritet të prezantohen me punime shkencore. Temat të cilat do të diskutohen do të prekin aspektet e identifikimit dhe vlerësimit, dokumentimit dhe krijimit të strategjive për promovimin dhe menaxhimin e trashëgimisë shpirtërore.

Ky aktivitet do të shtjellojë në rrafshin teorik rëndësinë e kujtesës shoqërore në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë shpirtërore, ruajtjen dhe promovimin e praktikave dhe aftësive njerëzore, dhe mënyrat e bashkëveprimit mes tradicionales dhe modernes. Ndërsa në rrafshin teknik pyetjet që parashtrohen kanë të bëjnë me proceset e identifikimit dhe dokumentimit të trashëgimisë shpirtërore, vlerësimin dhe kategorizimin e trashëgimisë shpirtërore dhe shembujt konkret të krijimit të strategjisë për ruajtjen, promovimin dhe menaxhimin e trashëgimisë shpirtërore.

Konferenca ka për qëllim që ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtare të shkëmbejnë eksperiencat e tyre, për të krijuar mundësi bashkëpunimi dhe zgjidhje gjithëpërfshirëse për trashëgiminë shpirtërore si qëllim të përbashkët.

Konferenca hapet prej orës 18:30 në Hotel Dukagjini, Pejë dhe i vazhdon punimet deri të shtunën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *