Tuesday , April 20 2021

KONDOVA PA ÇERDHE PËR FËMIJË, MURATI VAZHDON ME PREMTIMET! (video)

Para tre viteve kryetari i komunës së Sarajit, Bekim Murati kishte premtuar ndërtimin e çerdhes për fëmijë në Kondovë. Premtimi ishte dhënë para zgjedhjeve lokale të vitit 2013.

“Në mandatin e ardhshëm ne presim edhe shumë projekte tjera siç janë ndërtimi i shkollës fillore në vendbanimin Çajlan – Semenisht, ndërtimi i poliklinikës në Saraj, ndërtimi i Çerdhes në Kondovë, ndërtimi i rrugës për në fshatin Radushë”, u shpreh Bekim Murati, transmeton Fakte.

Por tre vjet më pas, Murati nuk deshti të flas para kamerës së TV21, por vetëm duke u përgjigjur shkurtimisht se ideja për ndërtimin e çerdhes ende vazhdon.

E në vend të tij, familja Xhambazi nga Kondova po ndërton çerdhe në këtë fshat. Zendel Xhambazi si mërgimtar i kthyer nga Zvicra thotë se e ka nisur ndërtimin e çerdhes private, pas nevojës për hapjen e saj në këtë fshat me mbi 3.300 banorë.

“Kjo është e filluar për Çerdhe private është filluar para disa vitesh me mundësit e mija kam punuar gjatë kohë në Zvicër dhe mendova që të punësoj fëmijët dhe njëkohësisht të jetë edhe për fshatin një e mirë se ardhur sepse këndej kjo pjesë nuk ka çerdhe, por po vonohemi dita ditës sepse mundësit e mija janë aq dhe nuk mund të kryen shpejt punët”, tha Zendel Xhambazi, pronar i çerdhes.

Ndërkohë, premtimi i komunës për çerdhen në fshatin Saraj është realizuar, pasi që ajo u hap para disa muajve./TV21

https://www.youtube.com/watch?v=ihtHkdGZ72Q

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *