Sunday , June 16 2019

Koncert i muzikës klasike në Kumanovë (FOTO)

Nesërmbrëma në Kumanovë do të mbahet koncerti i muzikës serioze – klasike në organizim të shoqatës për Kulturë dhe Art “Ultra”. Bartësi i këtij projekti, Orhan Shaqiri theksoi se tashmë po krijohet traditë që sërish para artdashësve kumanovarë të prezantojmë vlerat muzikore përmes një koncerti të muzikës serioze.

“Qëllimi i këtij manifestimi është promovimi i vlerave të mirëfillta në muzikën artistike shqiptare dhe asaj klasike”, theksoi Orhan Shaqiri, duke theksuar se ky projekt ka mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Koncerti do të mbahet të mërkurën (9 tetor) në Teatrin e Qytetit – Kumanovë në ora 20:00. (INA)

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *