Monday , August 20 2018

Komuniteti shqiptar në Chicago mikpriti ministrin Pandeli Majko

Me datë 22 dhe 23 Prill 2018, Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois me seli në Chicago, në krye me z. Gjaneto Harusha, organizoi një pritje solemne për Ministrin e Diaspores së Shqiperisë, z. Pandeli Majko, përcjell Fakte.
Gjatë qëndrimit në Chicago, z. Majko vizitoi kishen ortodokse shqiptare, xhaminë shqiptare, shkollën shqipe dhe disa biznese shqiptare. Po ashtu, z. Majko pati një takim të ngushtë me shoqatat që veprojnë në Illinois dhe Wisconsin. Në mbrëmje u organizua edhe një takim i hapur me bashkekombasit në Chicago dhe rrethinë.
Mbrëmja solemne u hap me hymnin kombëtar dhe një program të shkurtë artistik, të organizuar nga aktori i mirënjohur Pajazit Murtishi, dhe nxënësit e Shkollës Shqipe “Kongresi i Manastirit.” Pas këtij programi, fjalën e mori Kryetari i Komunitetit Shqiptar, z. Gjaneto Harusha. Kryetari Harusha pasi përshëndeti mysafirët, ndër të tjera theksoi së “Komuniteti Shqiptar në Chicago është një vullkan energjie dhe kapitali njerëzor.” Kryetari Harusha u ndal në dy kerkesa kryesore për Ministrin Majko, ndihmesen për krijimin e një qendre shqiptare në Chicago dhe hapjen e konsullates Kosovë-Shqipëri.
Pas z. Harusha, fjalen e mori z. Majko, i cili përshëndeti të pranishmit dhe falenderoi të gjithë shqiptarët në Illinois dhe rrethinë për pritjen madhështore. Ministri Majko vuri në pah sukset dhe sfidat me të cilat është ballafaquar dhe ballafaqohet diaspora shqiptare. Ai u zotua se do të bëjë gjithë atë që është në mundësinë dhe kompetencat e tij për të realizuar kërkesat e komunitetit shqiptar në Chicago, duke e lavdëruar aktivitetin e shqiptareve nga Chicago, si në proceset e demokratizimit të Shqipërisë, poashtu edhe në lobimin e tij në drejtim të pavarësimit të shtetit të Kosovës. z. Majko tha se po punohet për nje ligj që do të mundësonte krijimin e nje fondi të posaçem për krijimin e qendrave shqiptare në vende të ndryshme të botes.
Mbrëmja festive përfundoi me një forum pyetje dhe përgjigje për z. Majko, gjatë të cilit pati një interesim shumë të madh nga të pranishmit./Illyria

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.