Komuna e Tetovës e tërheq vendimin për mësim në tre ndërrime

Komuna e Tetovës e ka tërhequr vendimin që procesi arsimor në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” të zhvillohet në tre ndërrime, raporton Portalb.

Komuna e Tetovës në koordinim me drejtorin e gjimnazit Namikqemal Mustafa dje kishin sjellur vendim që procesi arsimor në gjimnazin e Tetovës të mbahet në tre ndërrime. Akt ky që u përcoll me reagime në opinionin dhe bojkot të mësimit nga profesorët e gjimnazit.

14249172_1800171636895433_65042339_n

Informacionin për Portalb e ka vërtetuar profesoresha Hatije Hetemi.

“Dje, vendimin për zhvillim të mësimit në tre ndërrime e ka sjellë kryetari i Komunës në koordinim me drejtorin. Pas bojkotit të profesorëve drejtori është takuar me kryetaren e Komunës dhe gojarisht na ka informuar se tërhiqet vendimi dhe se procesi arsimor vazhdon me dy ndërrime”, sqaroi për Portalb profesoresha Hetemi.

Nga sektori për marrëdhënie me publikun njoftojnë se procesi arsimor në Tetovë po zhvillohet normalisht.

“Komuna e Tetovës është e fokusuar në problemet e qytetarëve. Në gjimnazin Kiril Pejçinoviq procesi arsimor zhvillohet normalisht. Nuk do të zhvillohet mësim në tre turne, por do të vazhdohet si deri më tani, në dy turne”, sqaruan për Portalb nga Komuna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *