Saturday , January 16 2021

Komuna e Sarajit: për Bajram në Bukoviç do të ketë ujë, më tej do të shohim

Pas protestës së banorëve të fshatit Bukoviç të Komunës së Sarajit për mungesën e ujit, Komuna sot lajmëroi se ka zgjidhur përkohësisht këtë problem, duke ua lëshuar ujin për një periudhë të caktuar, transmeton Fakte.
“EVN-Maqedoni sot ka lëshuar rrymën në pompat e ujit të cilat furnizojnë vendbanimin Bukoviç me ujë. Komuna e Sarajit njofton të gjithë banorët e këtij vendbanimi se për hirë të festës së madhe të Kurban Bajramit, do të mundësohet përkohësisht kyçja në rrjetin elektrik e pompave të cilat furnizojnë këtë vendbanim me ujë.” Kumtuan nga Komuna e Sarajit.

E njëjta gjithashtu i njofton banorët se do të ndërmjetësojë në gjetjen e zgjidhjes për pagesën e borxhit që ka bashkësia lokale e Bukoviçit e ka ndaj EVN-së, borxh ky i cili tejkalon shumën e 100 mijë eurove.

Komuna ka bërë apel deri te udhëheqësia e bashkësisë lokale të fillojnë pagesën e faturave. Për projektin e  furnizimit të këtij vendbanimi me ujë të pijshëm nga burimi Rashçe, Komuna thotë se ka siguruar 360 mijë euro nga Banka Botërore dhe realizimi i këtij projekti do të fillojë në vitin 2017./Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *