Wednesday , June 23 2021

Komuna e Manastirit, caku i parë i Janevës

Keqpërdorimet e kreut të komunës së Manastirit Vlladimir Talevski do të jenë lënda e parë për të cilën do të ngrejë padi prokurorja speciale, mëson Fakte.

Prokuroria e Manastirit ka pohuar se të gjitha materialet në lidhje me këto keqpërdorime tanimë i janë dorëzuar prokurores speciale. Bëhet fjalë për material voluminoz, ndërsa kjo çështje ishte temë e bisedimeve të përgjuara mes Jankullovskës dhe Stavrevskit, që para ca kihe u publikuan nga opozita.

Këto keqpërdorime kanë të bëjnë kryesisht me projektin e transportit urban falas, kredia për infrastrukturën e kazermës si dhe keqpërdorime tjera të detyrës./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *