Wednesday , January 20 2021

Kompania kosovare “mbathë” ushtrinë dhe policinë serbe

Mbathjet nga kompania “Solid” e Suharekës janë të dedikuara për Policinë dhe Ushtrinë e Serbisë, thotë Dragisha Misinoviq, drejtori i fabrikës “Obuqan” në Beograd

Njëra nga fabrikat më të suksesshme në Kosovën e pasluftës që merret me prodhimin e mbathjeve “Solid” nga Suhareka, produktet e saj po i plason edhe në tregjet evropiane. Ndërsa së fundit ka arritur marrëveshje edhe me Republikës e Serbisë për eksportimin e këpucëve, për Policinë dhe Ushtria serbe.

Drejtori i fabrikës “Obuqan” në Beograd, Dragisha Misinoviq ka ardhur në Suharekë që të blejë këpucë e çizme që prodhohen në fabrikën kosovare “Solid”. Edhe pse ai nuk dëshiron të deklarohet  se këto mbathje janë të dedikuara për Policinë dhe Ushtrinë e Serbisë, ai pranon se janë të dedikuara për Ministrinë e Punëve të Brendshme të Shtetit të tij.

“Mallrat e ‘Solidit’ janë shitur mirë në tregun tonë. Nuk kisha pasur dëshirë që të politizohet çështja, por mund t’iu them se mallin të cilin do ta blejmë është i dedikuar për Ministrinë e Punëve të Brendshme”, thotë Misinoviq  për RTK.

Po ashtu edhe drejtori i fabrikës së këpucëve në Vrajë, Radir Novkoviq, bën shpesh porosi për këpucë në këtë fabrikë  në Kosovë.

“Menjëherë pas luftës ne kemi nisur bashkëpunimin me fabrikën Solid. Në fillim e kishim pak të vështir për shkak të rrethanave të pasluftës, por që nga atëherë e deri më sot kemi qarkullim vjetor prej 500 mijë eurosh dhe jemi shumë të kënaqur me mallin nga Kosova”, thotë Novkoviq.

Ndërsa pronari i kompanisë “Solid” thotë se Shefqet Kuqi, kanë pasur bashkëpunim para luftës, por ishin rrethanat që e ndërprenë  bashkëpunimin.

“Unë kam pasur bashkëpunim para luftës, por për shkak të luftës nuk ka ardhur deri tash. Deri më tani kanë marrë këpuca përmes një italiani, është dashur një italian që të na ndërmjetësoj dhe të na njoftojë”, ka thënë pronari i kompanisë “Solid”.

Ndryshe, kjo kompania nga Suhareka ka reaguar pas lajmit, se kjo kompani prodhon këpucë për policinë dhe ushtrinë serbe.

Në reagimin e saj, kjo kompani demanton një lajm të tillë, duke thënë se “Solid” është i shtrirë gjerësisht në tregun e Serbisë dhe ka eksportuar produkte deri në vlerë mbi 300 mijë euro, por nuk qëndron konstatimi se prodhon këpucë për ushtrinë dhe policinë serbe./Albinfo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *