Tuesday , January 26 2021

Komiteti për Politikë të Jashtme i PE-së miratoi propozimin për liberalizimin e vizave për Kosovën

Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar propozimin për liberalizim të vizave për Kosovën, raporton KTV.

Kështu ka bërë të ditur raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek, në një postim në twitter.

Ajo tani ka porositur politikanët kosovarë se duhet të veprojnë, transmeton Koha.net.

“E gëzuar për miratimin e propozimit për Kosovën nga Komiteti për Politikë të Jashtme i PE-së. Tani politikanët kosovarë duhet të veprojnë”, ka shkruar Lunaçek.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *