Tuesday , April 20 2021

Komiteti i Helsinkit paditë policinë speciale për studentët, por jo edhe për “Kumanovën”

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Maqedoni ka ngritur padi penale për policinë e cila ushtroi dhunë ndaj studentëve në protestën për zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit Studentor në Universitetin Kirili dhe Metodi, transmeton Fakte.

Gjatë votimit, në në shtëpinë e studentëve ”Kuzman Josifovski Pitu”, ishin ftuar policia speciale e cila dhunshëm u fut në hapësirat e Parlamentit Studentor dhe i nxorën me dhunë studentët.

Sipas këtij komiteti, policia në këtë rast ka kryer dy vepra penale, edhe atë: pengim të një mbledhie të lajmëruar dhe maltretim gjatë kryerjes së detyrës, të dy këto vepra të dënueshme me Kodin penal të vendit.

Edhepse të gjithë anëtarët e të ashtuquajturit “Grup i Kumanovës” një kohë të gjatë po ankohen për torturë fizike dhe psiqike nga policët që i transportojnë deri në gjykatë, Komiteti i Helsinkit nuk e ka parë të arsyeshme të paditë policët e njësisë speciale edhe për këtë çështje./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *