Wednesday , January 27 2021

Komiteti Helsinkit kërkon Gjykatë Speciale dhe PSP-ja të mbetet e përhershme

Komiteti i Helsinkit në Maqedoni kërkon që Prokuroria Speciale Publike (PSP) të ketë 24 muaj në dispozicion për të ngritur një aktakuzë.
Uranija Pirovska nga ky komitet gjithashtu tha se duhet që të ketë një buxhet të pavarur për PSP-në, si edhe vendim ligjor që kjo prokurori të bëhet një organ i përhershëm, duke shtuar se duhet të ketë edhe gjykatë speciale për lëndët e PSP-së.
“Në Këshillin Gjyqësor të propozohen nene të reja me kriteriume të reja dhe përvoja. Gjithashtu, kërkojmë njëherë që të sillet ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe ligji për informatorët. Vlerësojmë se vetëm me departament në Gjykatën Penale e cila do të merret me rastet që dalin nga materialet e përgjuara, PSP do të mund të punojë pa trysni”, deklaroi Pirovska.
Me këtë qëndrim, pajtohet edhe ish gjykatësja e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut, Margarita Caca Nikollovska, sipas saj është e nevojshme që të formohet departament special në Gjykatë.
“Shihet që gjykatësit gjykojnë nën trysni. Ata kanë shkuar në seminare të ndryshme në vend dhe jashtë vendit për t’u njohur me përvojat të parapara me Kodin e ri Penal, por nuk kanë gjetur guxim që t’i realizojnë. Gjithashtu, edhe Prokuroria Publike nuk a gjetur vullnet që t’i procesojë rastet përpara se t’i paraqesë në PSP. Për atë edhe është i nevojshme departamenti special për këto raste”, tha Nikollovska.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *