Wednesday , July 28 2021

“Komitët” dhe “Partizanët” po e presin “UÇK”-në në shesh të Shkupit (foto)

Edhe këtë verë, në sheshin “FIlipi i Dytë” po shëtisin komitë, partizanë dhe ushtarë antikë, si pjesë e gardës turistike, që mbahet për të katërtin vit radhazi, transmeton Fakte. Simona Gosheva, e veshur si maqedonase antike, thotë se turistët më së shumti interesohen për Kalanë dhe muzetë e qytetit. Ajo shton se turistët dëshirojnë të fotografohen me gardën turistike, por për historinë nuk u shpjegojnë ata, por personat që i udhëheqin turistët.

“Sinqerisht, kur nuk ka turistë, shikojmë të gjejmë ndonjë hije. Kur shatërvanët janë të lëshuara, qëndrojmë pranë tyre që të freskohemi dhe vazhdimisht pimë ujë. Shikojmë si të gjendemi. Të tjerët kanë edhe kapela. Partizanët dhe komitët e kanë më lehtë, por edhe ne e kemi mirë”, u shpreh Simona Gosheva, Roje Turistike.

Aktivisti qytetar Nikolla Naumovski thotë se garda turistike në fakt është gardë e rrejshme, që është vazhdim i – siç thotë ai –  projektit kiç “Shkupi 2014”. Ai konsideron se këtë që e ka bërë Qyteti i Shkupit është e turpshme, sepse me uniforma të këtilla, ushtarët kanë ecur maleve, ndërsa fëmijët i nxjerrin në temperatura të larta.

“Nuk ka kurrfarë vlere, sepse së pari, thjeshtëzohet historia, gjë që uniformat që i mbajnë i bën qesharake. Gjithashtu, historia thjeshtëzohet edhe me faktin se ushtarët antikë apo partizanët dhe komitët, nuk kanë luftuar që epokat e ndryshme historike të paraqiten në këtë mënyrë”, tha Nikolla Naumovski, Aktivist qytetar.

Projekti “Garda turistike” për herë të parë u realizua në vitin 2012 me organizim të Byrosë për turizëm dhe informacion të Qytetit të Shkupit në bashkëpunim me qendrën kulturore Karposh. Gardistët paguhen çdo muaj nga buxheti i Qytetit të Shkupit.  Siç thonë ata vetë, paga e tyre është pak më e lartë  se paga minimale në vend. TV21 i pyeti personat përgjegjës në Qytetin e Shkupit për atë se sa kushton garda turistike, por përgjigje konkrete nuk morëm. Në këtë projekt punojnë dhjetëra të rinj, edhe atë me ndërrime, prej orës 9 deri në orën 11./TV21

image-0-02-01-39d8b38c89924560159644f7fe1deb3ad07d534f1571e942c35f4c7fd66dc18a-Vimage-0-02-01-ab908ef09d9239e865c5c4b6461c939945cd24aa242f1aad8cfcd497610bc72b-Vimage-0-02-01-d3ef7b222d5e6d9b650eb3fc2c678d03f0f8a59c1f41669b4a61a2bc5c2f696f-V

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *