Tuesday , January 19 2021

Komisionet amë përgjegjëse për veprimet kundërligjore në UNT (video)

ALSAT publikon emrat e anëtarëve që kanë bërë përzgjedhjen e profesorëve në dy fakultete të Universitettt: të ri “Nënë Tereza” në kundërshtim me Ligjin e Arsimit të Lartë, pasi janë zgjedhur profesorë të fushave, per të cilat nuk janë shkolluar e as nuk kanë përvojë profesionale në të njëjtat.
Anëtarë të Komisionit Amë në Fakultetin e Shkencave Teknologjike janë ish
kryetari i komunës së Tetovës nga radhët e PDSH-së, Murtezan Ismaili,
Aleksandar Klimovski, djali i ish kreut të Parlamentit, Savo Klimovski dhe nje profesor ndërkombëtar Andreas Schonberg, transmeton Fakte. Anëtarëft e këtij komisioni kanë bërë përzgjedhjen e rektorit Aziz Pollozhani në vendin e punës.
Por, ish deputeti, ish ministri, ish ambasadori Pollozhani në jetën e tij profesionale nuk është marrë me këtë lëmi. Pollozhani ka diplomuar në mjekësi, ka doktoruar në menaxhment shëndetësor, ndërsa në USHT ka ligjëruar lëndët Higjiena dhe Mjekësia Sociale. Se ku i kanë gjetur motivet që Pollozhanin ta zgjedhin profesor të Nutricionimit, shkencë që merret me të ushqyerit e shëndetshëm, Muretazan Ismaili, Aleksandar Klimovski dhe Shonberg duhet t’i sqarojne opiniomr publik ditëve në vazhdim. Poashtu duhet të japin sqarime se si kanë zgjedhur profesoren Bistra Netkova në fushën e komunikimit te punes, kur dihet se ajo është profesor e së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut si dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Çlidhje ka trafikimi i qenieve njerëzore me komunikimin në marrëdhëniet e punës sërish duhet të sqarojë Komisioni Amë.
Anëtarë të Komisionit Amë të Fakultetit të Shkencave Sociale janë: ish nënkryetarja e PDSH-së. Mirushe Hoxha, Ormar Holl dhe Lena Damevska. Këta anëtarë Rizvan Sulejmanin që ka doktoruar në fushën e integrimeve evropiane e kanë zgjedhur ргоfеѕог të sistemeve politike bashkëkohore. Agron Kurtishin që ka magjistruar dhe doktoruar ne fushen e komumkimit e kane zgjedhur profesor në lëmin e politikës sociale. Fati Isenin që ka doktoruar në histori e kanë zgjedhur ne lëmin e zhvillimit social, ndersa juristen Kaltrina Zekollin ne fushen e shkencave politike. Zgjedhjet e ketilla jane bërë në kundërshtim me Ligjin e Arsimit të Lartë i cili parashikon që në thirrjet mësimore asistent- doktorant, docent dhe profesor inordinar e ordinar mund te zgjidhet personi i cili ka shkallën përkatëse magjistër ose doktor shkence nga fusha shkencore në të cilën zgjidhet./AlsatM

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *