Thursday , April 22 2021

Komisioini i VMRO-BDI-së vendosi: Nedellkovski nuk ka bërë diskriminim!

Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi i udhëhequr nga shqiptarofobi Toni Naunovski, të cilin e zgjodhën kohë më parë në Kuvend deputetët e VMRO-BDI-së, ka vendosur se qëndrimet e shqiptarofobit tjetër Milenko Nedellkovski, një ish i dënuar për mashtrime finansiare ndërsa tani i mbështjellë nën petkun e gazetarit, nuk përmbajnë diskriminim, shkruan Fakte. Ndryshe atë që nuk e kanë vërejtur Komisioni hstetëror për mbrojtje nga diskriminimi, tanimë e kanë parë, dëgjuar dhe lexuar jo vetëm në Maqedoni por edhe më gjërë. Ky “gazetar” kontraverz u bë i famshëm kryesisht duke sharë dhe ofenduar shqiptarë, por nuk ka hezituar të ofendojë edhe SHBA-të, BE-në, fqinjët tjerë si Bullgaria e Greqia, dhe gjithkend që nuk i ka shkuar për shtati regjimit të VMRO-BDI-së dhe Nikolla Gruevskit./FAKTE.Net

untitled

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *