Wednesday , August 4 2021

KOM kërkon t’i hiqet fjala”Maqedoni” nga emri

Kisha Orthodokse e Maqedonisë vetë ka kërkuar t’i ndërrohet emri, me çka do t’i hiqej fjala “Maqedoni” nga emri, shkruan Fakte. Arsyeja për këtë kërkesë të kishës, është që me këtë veprim do të pranohej autoqefaliteti i saj, pasi deri më tani ka qenë i kontestuar nga kishat tjera simotra, kryesisht nga kisha serbe.

Kujtojmë se kohë më parë KOM shtoi në emrin e saj fjalët “Kryepeshkopia e Ohrit” me qëllim që t’ia merr të drejtën e përdorimit të këtyre fjalëve Priftit Vranishkovski, të cilin e konsideron përçarës dhe eksponent të kishës serbe, pasi ai me këtë emër kishte regjistruar kishë paralele në Maqedoni.

Pas ndërrimit të pushtetit në Maqedoni, KOM kërkoi nga kisha bullgare që të pranojë të bëhet kishë-nënë e KOM-it./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *