Saturday , June 19 2021

Kocijançiq: Presim me padurim formimin e qeverisë në IRJM (Video)

Nga Komisioni Evropian edhe sot u theksua qëndrimi se janë në pritje të formimit të Qeverisë së re

Kjo u theksua nga zëdhënësja Maja Kocijançiq, e cila iu shmang pyetjes lidhur me platformën e partive shqiptare dhe përfshirjen e njërit prej kryeministrave të vendit fqinj, shkruan TV21.TV

“Ashtu siç kemi thënë vazhdimisht, ne nuk shpekulojmë lidhur me formimin e Qeverisë së Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe programit të saj. Por, ne presim formimin e shpejt të Qeverisë së re, e cila do të ketë përkrahjen e gjerë politike dhe e cila fuqimisht do të jetë e përkushtuar në reformat evropian dhe në implementimin e të gjitha pjesëve të Marrëveshjes së Përzhinës, por edhe të prioriteteve që kanë të bëjnë me reformat. Ky është pozicion është shumë i qartë dhe kjo është ajo që e presim me padurim”, u shpreh Maja Kocijançiq, zëdhënëse e KE-së./21Media

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *