Thursday , December 13 2018

Klubi i mundjes “Liria” nga Shkupi, me 2 kampionë dhe 4 medalje ktheht nga Bullgaria

Klubi i mundjes Liria, gjate kesaj fundjave morri pjese ne dy turnire shume te fuqishme per femije, te cilat u organizuan ne shtetin fqinj, Bullgari dhe arriti sukses te madh, duke fituar gjithsej kater medalje, por edhe nje çmim per mundes me te mire te huaj, percjell Fakte.

Ne turneun “Nikolla Petrov” qe u mbajt ne qytetin Gorna Orahovica, suksesi ishte i madh, me ç’rast nga ekipi yne dolen dy kampionë, dhe ata ishin Omer Memedi ne kategorine deri me 42 kg dhe Leutrim Lumjani ne ate deri me 47 kg. Nderkohe, Trim Ismaili fitoj medaljen e argjendte, pasi ne finalen e kategorise se tij, u mposht nga shoku i skuadres, Omer Memedi. Sukses tjeter i madh ne kete turne, eshte edhe shpallja e Leutrim Lumjanit si mundes me i mire i huaj.

Nga ana tjeter, ne turneun “Enio Velcev” ne Dimitrovgrad, mundesit e klubit tone fituan nje medalje. Ne kategorine deri me 44 kg, Arben Sejdi arriti te fitoj medaljen e bronzte, duke kurorezuar keshtu kete fundjave dhe udhetim te sukseshem te klubit te mundjes Liria ne Bullgari.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.