Monday , December 17 2018

Kjo është video e fundit që postoi i ndjeri Fatos Islami nga Tetova (VIDEO)

Sot tragjikisht ka ndërruar jetë fotografi nga Tetova, Fatos Islami.

Siç mësohet jozyrtarisht, ai ka ndërruar jetë në Kalanë e Tetovës, supozohet se ka pësuar infarkt, përcjell Fakte.

I ndjeri ka qenë duke shëtitur në Kala. Ai ka postuar edhe videon e fundit në rrjetin e tij social në facebook, para se të pësonte sulm në zemër.

Miqtë dhe shokët kanë mbetur të shokuar nga vdekja e papritur e të riut nga Tetova, duke shprehur ngushëllime dhe duke ndarë dhimbjen së bashku me familjen e Fatosit./TetovaSot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.