Thursday , August 5 2021

Kisha refuzon çfardo emri të ri për Maqedoninë

Kisha Ortodokse Maqedonase nuk do ta pranojë emrin e ri për Maqedoninë, si do që të jetë propozimi për të cilin do të merren vesh pala maqedonase dhe greke, kategorikisht konfirmoi peshkopi Pimen, përcjell Fakte.

Ai tha se nuk dëshiron që emri të ndyshohet sepse emri ndërlidhet me identitetin maqedonas.

“Ne sinqerisht shpresojmë se nuk do të heqim dorë nga emri ynë kushtetues. Nëse në fund shumica vendos që të ndryshohet, në emër të kishës nuk do ta inkorporonim në emrin tonë. Emri jonë është Kisha Ortodokse Maqedonase sepse lidhet me identitetin tonë”, deklaroi peshkopi Pimen./Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *