Wednesday , September 26 2018

Kina ndalon korrespondentin e Zërit të Amerikës

Korrespondenti i Shërbimit Kinez të Zërit të Amerikës si dhe një video-gazetar që po punonte për Zërin e Amerikës u ndaluan të hënën në mbrëmje nga policia kineze kur po përpiqeshin të intervistonin një profesor kinez në pension, i cili ishte arrestuar dy javë më parë gjatë një interviste të drejtpërdrejtë me Zërin e Amerikës, percjell Fakte.

Korrespondenti Yibing Feng dhe kontraktori i Zërit të Amerikës Allen Ai u morën nën arrest në Kinan, në provincën Shandong pasi folën me profesor Sun Wenguang, duke i drejtuar pyetje nga jashtë, ndërsa ai fliste pas derës së mbyllur të apartamentit. Profesori dha hollësi mbi arrestimin e tij dhe falenderoi Zërin e Amerikës që i kishte dhënë mundësi të shprehej lirisht gjatë transmetimit.

Autoritetet në korridorin e ndërtesës ishin përpjekur disa herë të ndërprisnin intervistën dhe i kishin dhënë urdhër gazetarit Feng dhe ndihmësit të tij të largoheshin. Më pas ata ishin arrestuar kur po dilnin nga ndërtesa. Besohet se ata janë ende nën arrest.

“Është revoltuese që dy gazetarë të ndalohen për asgjë më tepër se thjesht kryerjen e detyrës,” tha drejtoresha e Zërit të Amerikës, Amanda Bennett. Ajo bëri thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm.

Profesor Sun Wenguang, i cili u ndalua në fillim të muajit, u lejua të kthehet në shtëpi pak ditë më parë, nën kontroll të fortë.

Chinese police broke into the home of Wenguang Sun, a retired Shandong University professor who is critical of China's human rights record as he was expressing via a telephone interview his opinions on the Voice of America (VOA) Mandarin television show.
Chinese police broke into the home of Wenguang Sun, a retired Shandong University professor who is critical of China’s human rights record as he was expressing via a telephone interview his opinions on the Voice of America (VOA) Mandarin television show.

Të hënën, ai thërriste pas portës së mbyllur të apartamentit, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve mbi ndalimin e tij. Ai shpjegoi se ishte dërguar në vende të ndryshme nën kontroll të vazhdueshëm.

“Këtu në Kinë nuk kemi liri të shprehjes,” tha profesori. “Autoritetet kanë bllokuar dhe shtypur lirinë e shprehjes. Autoritetet kineze kanë vënë barriera ndaj tregtisë dhe shtypit. Përse gazetarët kinezë mund të veprojnë lirisht në SHBA, por gazetarët amerikanë nuk kanë të njëjtat liri në Kinë?”

Në fillim të muajit, profesor Sun u arrestua gjatë një interviste të drejtpërdrejtë me telefon për emisionin e shërbimit kinez të Zërit të Amerikës. Tema dhe Opinione, pasi ai po kritikonte politikat kineze dhe strategjinë e Pekinit në Afrikë. Gjatë intervistës ai i tha Zërit të Amerikës se autoritetet po i hapnin derën me forcë për të mos e lejuar të fliste kundër qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.