Wednesday , October 24 2018

Khabib zbulon se ka ofertë nga WWE, i dërgon mesazh gjigantit Brock Lesnar

Imagjinojeni, kampioni i peshave të lehtë në UFC, Khabib Nurmagomedov, në një përleshje me Brock Lesnar, do të ishte përballja më e madhe në histori të WWE.

Ditë më parë ishte diçka e paimagjinueshme, por tani mund të bëhet realitet.

Rusi nëpërmjet Twitterit ka njoftuar se Vince Mahon dhe kompania e tij multi-miliardëshe i kanë bërë atij ofertë.

“WWE më kërkoi t’iu bashkohem. Çfarë mendoni?”, ka shkruar Khabib, duke bashkangjitur dhe ‘hashtags’ se do ta shkatërrojë Lesnarin në garën e përleshjeve të rreme.

Do ishte interesante të shikojmë një sportist të vërtetë në WWE, duke e ditur se kjo garë nuk ka përleshje të vërteta ashtu si në UFC, pasi qëllimi i saj është spektakli.

E ardhmja e Khabib në UFC është e pasigurt pas përleshjes masive me skuadrën e Conor McGregor pasi rusi ka kërcënuar me largim nëse organizatorët e suspendojnë shokun e tij, Zubaira Tukhugov.

Vlen të theksohet se Khabib ende nuk ka marrë çekun prej dy milionë dollarësh pas triumfit ndaj irlandezit në UFC 229.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.