Tuesday , April 7 2020

KF SkĂ«nderbeu 🙏 #pĂ«rDorianin

KF Skënderbeu në prag të ndeshjes derbi ndaj Tiranës e cila luhet ditën e nesërme me fillim në ora 18:00 bën një gjest shumë human dhe sportiv shkruan Fakte.

Ja postimi i tyre në faqen e tyre oficiale në Facebook:

Të dashur tifozë dhe sportdashës bardhekuq ju informojmë se të ardhurat nga ndeshja e radhës ndaj Tiranës, e cila do të zhvillohet nesër, ora 18:00 do të shkojnë për Dorianin.

Dorian Tahirllari është 17 vjeç dhe pjesë e ekipit Under17. Doriani është diagnostifikuar me Tumor në rruazat kurrizore dhe në stomak.

KF Skënderbeu ka vendosur që të gjitha të ardhurat e mbledhura nga biletat e ndeshjes ndaj Tiranës të shkojnë për kurimin e Dorianit.

Nesër, një arsye më shumë për të qënë i pranishëm në mbështetje të ujqërve./Fakte

#meDorianin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *