Thursday , August 5 2021

Këto janë tri skuadrat e Premierligës që po e kërkojnë Shaqirin

Anësori i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri, raportohet se po kërkohet nga tri skuadra të Premier Ligës.

Stoke pritet të largojë disa lojtarë pas rënies nga Premier Liga, në mesin e të cilëve pritet të jetë edhe ylli shqiptar i Zvicrës, përcjell Fakte.

26-vjeçari po kërkohet nga shumë skuadra evropiane, ndërsa gazeta zvicerane “Blick” shkruan se ka interesim edhe nga treshja e Premier Ligës, Tottenhami, Evertoni dhe Southamptoni.

Shaqiri thuhet se kërkohet edhe nga Roma e Galatasaray.

Ai ka realizuar tetë gola në sezonin e fundit, ndërsa që nga transferimi i tij më 2015 ka pasur 92 paraqitje për Stoken.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *