Маѕа е kujdesit ndaj ish ministres se
brendshme Gordana Jankullovska u refuzua edhe nga Këshilli Penal, transmeton Fakte. Kërkesa e Prokurorisë Speciale per masën e kujdesit ndaj Jankullsovës, e dyshuar në lëndën “Fortesa”, sipas Këshillit është e pabazë. Me këtë ukonfirmua vendimi i Gjykatëses në procedure paraprake Aleksandra Pop Steranija, qe Jankullovskës të mos i merret pasaporta.
Prokuroria Speciale kërkoi me herët edhe largimin e gjykatëses Pop Steranija nga ky rast për shkak të konfliktit të interesf. Bashkëshorti i saj është i punësuar në VMRO DPMNE, ku per momentin punon edhe Jankullovska.
Ish ministrja e brendshme Jankullovska është e dyshuara e tretë në rastin “Fortesa” të Prokurorisë Speciale që ka të bëjë me shkatërrimin e pajisjes me të cilin ishte kryer përgjimi joligjor. /Alsat-M