Tuesday , June 22 2021

Këshilli i Sigurimit të OKB-së diskuton për Ramush Haradinajn dhe demarkacionin

Përkushtimi i Serbisë dhe Kosovës për përparimin e dialogut është i dobët, dhe humbja e momentumit rrit rrezikun që në procesin e normalizimit të ketë ngecje.

Kjo vlerësohet në raportin e ri të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për Kosovën, duke u bërë thirrje liderëve të të dyja palëve që të përmbahen nga retorikat nxitëse.

Raporti, i cili përfshinë periudhën nga 16 tetori 2016 deri më 15 janar të vitit 2017, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të shqyrtojë të hënën, më 27 shkurt.

Në raport thuhet se gjatë kësaj periudhe tensionet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit e kanë arritur “nivelin e shqetësimit, gjë që është treguar në retorikën nxitëse dhe akuzat në lidhje me çështjet dhe ngjarjet kontestuese, shkruan lajmi.net.

Sekretari i përgjithshëm i organizatës botërore thekson se nuk është rritur përparim i qartë kur bëhet fjalë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në këtë raport bëhet thirrje edhe për implementimin e marrëveshjeve tjera të arritura deri me tash, siç është rasti i lëvizjes së lirë të automjeteve në të dyja vendet.

Po ashtu aty përmendet edhe largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës, si dhe ndërtimi i murit në pjesën veriore të Mitrovicës.

Megjithatë, vlerësohet se nuk tensione ndërmjet bashkësive etnike në veri të Mitrovicës.

Përvec tjerash, në raport përmendet edhe arrestimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili më 4 janar u arrestua në Francë sipas një fletarresti të lëshuar nga Serbia.

“Arrestimi i Haradinajt, ish kryeministër i Kosovës, nxiti reagime të shumta si nga liderët politikë dhe institucional të Kosovës, po ashtu të opinionit të gjerë kosovar”, thuhet në raport, transmeton lajmi.net.

Tutje përmend edhe provokimi i Serbisë më tren, duke u përmendur edhe ngjyrat e trenit sipas flamurit serb dhe mbishkrimi “Kosova është Serbi”.

“Policia e Kosovës vendosi njësinë speciale dhe automjete të rënda për ndalur këtë tren, kurse politikanët nga të dyja anët akuzuan njëri-tjetrin për nxitje”, vlerëson sekretari i OKB-së.

Edhe demarkacioni me Malin e Zi është përmendur në raport, duke u potencuar tensionet ndërmjet partive opozitare dhe atyre në pushtet. Aty thuhet se bllokimi i nga opozita ka penguar përparimin në shumë çështje sa i përket të drejtave të njeriut, arritjen e qëllimeve qeveritare, duke përfshirë edhe ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi..

Ky është raporti i parë për Kosovën i sekretarit të ri të OKB-së, Antonio Guterrez, i cili nga 1 janari e ka zëvendësuar Ban Ki Moon-in.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *