Tuesday , January 26 2021

Kerry: Pretendimet se SHBA-të ishin të përfshira në puç, të pavërteta dhe të dëmshme

Sekretari i Shtetit, John Kerry, i ka thënë homologut të tij turk, Mevlut Cavosoglu të shtunën se pretendimet publike që thonë se Shtetet e Bashkuara kanë qenë të përfshira në puçin e dështuar ushtarak në Turqi janë të dëmshme në raportet me dy aleatëve të NATO-s, transmeton Fakte.

Kerry kërkoi nga Turqia që të përmbahet dhe të respektojë sundimin e ligjit gjatë hetimeve për këtë komplot, ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby, raporton Reuters.

“Ai bëri të qartë se SHBA-të janë në dispozicion që të ofrojnë ndihmë ndaj autoriteteve turke në këtë fazë të hetimeve, por pretendimet publike për çfarëdo lloj roli të SHBA-ve në tentim-puçin e dështuar janë krejtësisht të pavërteta dhe të dëmshme në raportet tona bilaterale”, ka thënë Kirby

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *